'Zonjat që bëjnë Shqipërinë'/ Ina Kosturi

Report TV 2018-12-18

Views 7

Nga Flora Nikolla
Dhurata Hamzai

Në moshën kur fëmijët kanë qejf skenën dhe nisin të improvizojnë, Ina Kosturi zgjodhi violinën. Nisi si një lidhje e natyrshme, për ta shoqëruar gjatë gjithë jetës. Studimet jashtë Shqipërisë e bën Ina Kosturin të pasur me eksperienca të reja profesionale. E lindur për t?iu dedikuar muzikës, Ina Kosturi kujton ditën e parë kur ka prekur violinën. Nga ana tjetër, pasioni i fshehtë për letërsinë, i dha Ina Kosturit një dimension më të zgjeruar në jetën publike. Ajo nisi të ishte aktive me shkrimet publicistike dhe shpesh edhe me kritikat profesionale për artin dhe koncertet muzikore.

Profesore e asociuar dhe pedagoge në Universitetin e Arteve, Ina Kosturi shprehet se në botën profesionale të muzikës shqiptare ka shumë probleme. Ajo do të dëshironte të ishte e para për të ndryshuar gjuhën e komunikimit në komunitetin e muzikantëve në Shqipëri.

Ina Kosturi mund të quhet edhe zonja e iniciativave të guximshme. Projektet për vitin 2019 ajo i ka në start.

Ina Kosturi, ?Zonjë që bënë Shqipërinë?, nuk ka ndalur kurrë së dhëni koncerte, shpeshherë duke i munguar edhe mbështetja institucionale. Ajo punon edhe pedagoge në Universitetin e Arteve. Për Ina Kosturin Shqipëria është vendi i jetës. Në realitetin ku jeton, e shkuara shqiptare e harruar e shtyn të gërmoj arkivave, të ndalet në figura të njohura e personalitete të arsimit shqiptar e muzikor, të interpretoj vepra të vjetra shqiptare, e të guxoj me modesti në krijime muzikore.

Share This Video


Download

  
Report form