Nga Flora Nikolla
Dhurata Hamzai
Prej 18 vitesh Alma Mile punon si gazetare. Përditë përfshihet në shkrimin e një teme të re, publikon një intervistë apo shkruan një kritikë për shfaqjet, spektaklet apo eventet e tjera kulturore. Fituese e çmimit ?Zonjat që bëjnë Shqipërinë?, organizuar nga Albanian Excellence, me presidente Flora Nikollën, Alma Mile rrëfen historinë e saj profesionale.
Gazetarit i duhet të qëndrojë në punën e tij si një ushtar në front. Dihet se një pjesë e lënë këtë profesion që në hapat e para, një pjesë në mes të karrierës, por më të mirët si Alma Mile nuk dorëzohen. Ajo e ka të vështirë të kujtojë se sa personazhe ka intervistuar gjatë karrierës së saj, sa shkrime ka bërë, kurrë nuk është lodhur nga e gjithë kjo. Përkundrazi, ajo do të vazhdoj të punoj siç premton me përgjegjshmëri të lartë.
Gjatë intervistës së saj në emisionin e 14-të ?Zonjat që bëjnë Shqipërinë?, që u dha në Report TV, Alma Mile ka folur për problemet aktuale që lidhen me zhvillimet e gazetarisë së kulturës, të duhet të marrin patjetër zgjidhje. Stabilizimi i statusit të gazetarit është një shqetësim i madh për Alma Milen. Alma Mile e konsideron gazetarinë e kulturës si një punë të jashtëzakonshme për mundësitë që i jep të takojë njerëzit e artit e të kulturës. E quan veten me fat që ka takuar aktorë, artistë, këngëtarë, shqiptarë e të huaj. Disa prej tyre nuk jetojnë më, megjithatë intervistat e tyre janë në arkivin e gazetares së palodhur Alma Mile.