Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zgjidhet ngërçi i krijuar në Bankën e Shqipërisë e cila nuk merte dot vendime për shkak të mungesës së kourumit.Komisioni i Ekonomisë do të dëgjojë 6 kandidaturëat për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.Ndërsa Kuvendi mësohet se ka përzgjedhur tre kandidaturat Arben Malaj, Artan Hoxha dhe Luljeta Minxhozi.Kreu i Komisionit të Ekonomisë deklaroi se në fillim do dëgjohen kandidaturat e sjella nga qeveria.
Kuvendi ka përzgjedhur tre kandidaturat për në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Arben Malaj, Artan Hoxha dhe Luljeta Minxhozi kanë marrë firmat e 28 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Ajo që vihet re është fakti se PS në garë ka përzgjedhur edhe Arben Malaj, ish-Ministri socialist i Financave që deri më sot kishte zëvendësuar Ermelinda Meksin në këtë Këshill.
Komisioni i Ekonomisë do të zhvillojë gjatë të martës dëgjesa me 6 anëtarë, të cilët më pas pritet të kalojnë për votim në parlament.
#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bllokimi-i-bsh-neser-shqyrtohen-6-kandidaturat-keshillin-mbikqyres