Mes 38 kandidatëve që aplikuan për Këshillin e Mbikqyrjes të Bankës së Shqipërisë, qeveria ka përzgjedhur edhe emrin e Ridvan Bodes, ish-ministrit të Finanacave për 2 mandate në qeverinë Berisha.
Vendimi i Këshillit të Ministrave mban firmën e Kryeministrit Rama dhe bashkë me emrin e Ridvan Bodes qeveria i ka dërguar Kuvendit për miratim edhe dy propozime të tjera, atë të Suela Popës dhe Edlira Luçit.
Ne zgjedhjet e vitit 2017, Bode u la jashtë listave të Partisë Denokratike dhe prej asaj kohe ka qenë një ndër kritikët e Lulzim Bashës.
Të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi me një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje. Sipas ligjit, krahas tre anëtarëve që propozon qeveria, pesë anëtarë propozohen nga Kuvendi dhe një nga Këshilli Mbikëqyrës.
Këshilli Mbikëqyrës është organi më i lartë vendimmarrës i Bankës së Shqipërisë dhe përbëhet nga nëntë anëtarë. Ky organ është përgjegjës për hartimin e politikës monetare dhe për miratimin e udhëzimeve për zbatimin e saj. Aktualisht në Këshillin mbiqyrës kanë mbetur vetëm 3 anëtarë duke bërë të pamundur marrjen e vendimeve.