Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
28 mijë dëshmorët e Luftës së Dytë Botërore do të jenë objekt i verifikimeve. Madje numri i lartë i tyre është parë me shqetësim dhe në komisionin e sigurisë kombëtare. Deputetët kanë diskutuar ndryshimet në ligjore të propozuara ku Ermonela Felaj u shpreh se do të hiqen të gjitha statuset e falsifikuara.
Ermonela Felaj: Gjatë këtyre viteve kanë ndodhur edhe cudi të këtij lloji që bashkëpunëtore të nazifashistëve më prapa kanë dalë sikur kanë qenë pjesëmarrës në LANÇ dhe në mënyrë të padrejtë kanë fituar këtë status.
Madje përfaqësuesit e dëshmorëve sollën raste konkrete të dëshmorëve që nuk kanë përfituar këtë status, ndërsa theksuan se nga të dhënat shumica e atyre që kanë marë status nuk e meritojnë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rishikohet-lista-e-deshmorve-ndryshon-projektligji-dhenien-e-statusit