Ora News – Grabitja në Rinas, Gjykata ndryshon masat e sigurisë për 5 të arrestuarit

Ora News Lajme 2016-09-19

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të ndryshojë masat e sigurisë për një nga 5 të arrestuarit për grabitjen e Rinasit. Drejtori teknik i aeroportit Vangjel Nikolla që prej kësaj të enjte ka lënë qelinë për t?u hetuar në arrest shtëpie me mbikqyrje elektronike. Ndryshimi i masës u bë pas kërkesës së vetë të pandehurit dhe avokatit të tij mbrojtës. Në vendimin e saj Gjykata e ka cilësuar se ndryshimi i masës bëhet për shkak të gjëndjes shëndetësore të të pandehurit dhe duke marrë parasysh personalitetin e tij.
Gjykata nuk ka ndryshuar masën e sigurisë për 3 punonjësit e kompanisë private ICTS në Rinas Bledar Blloshmin, Arben Karafilin, Fadil Jonuzajn si dhe për shoqëruesin e vlerave monetare, Kujtim Picari.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/grabitja-ne-rinas-gjykata-ndryshon-masat-e-sigurise-per-5-te-arrestuarit/

Share This Video


Download

  
Report form