Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Protesta e studentëve pritet të kulmojë sot me pjesmarrjen më masive në ditën e gjashtë të rezistencës së tyre para Ministrisë së Arsimit.
Ora 08:25 Bllokohet hyrja tek Politekniku
Studentë protestues kanë bllokuar derën e hyrjes tek Politekniku, duke mos lejuar studentë të futen brenda tij.
Ndërkohë para hyrjes kanë publikuar emrat fotot e pedagogëve të korruptuar.
Afat qeverisë deri në orën 16:00 për plotësimin e kërkesave
Mbledhja e studentëve do të nisë nga Fakultete respektive nga ora 08:30 për të marshuar më pas të gjithë së bashku drejt Ministrisë.
Studentët janë shprehur se sot do të merret edhe vendimi i vijueshmërisë së protestës nëse qeveria nuk i plotëson kërkesat.
Ata kanë lënë orën 16:00 të së martës, si afatin përfundimtar kur qeveria duhet të plotësojë kushtet që kërkojnë, në të kundër bashkarisht do të vendosin për format e përshkallëzimit të protestës.
Një ditë më parë, kryeministri Rama bëri me faj rektorët e universiteteve për VKM, dhe disa herë u përpoq të nënvizonte se nuk kishte lidhje qeveria me tarifat dhe nëse duheshin plotësuar kërkesat duhej dialog pasi qeveria nuk mund të ndërhynte pasi vendimmarrja ishte e Universiteve të cilat janë autonome.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/studentet-pushtojne-sot-tiranen-afat-qeverise-ne-oren-1600-plotesimin-e-kerkesave