Report Tv-Protesta në Shkodër dhe Kavajë për çmimin e karburantit

Report TV 2018-12-10

Views 3

Qytetarë të mbështetur nga anëtarë të Partisë Demokratike janë ngritur në protestë në Shkodër dhe në Kavajë duke kundërshtuar çmimin e lartë të karburantit dhe mungesën e tregut për fermerët. Protesta në Shkodër u zhvillua në dy pika, e para në fshatin Kosmac, ku banorët të veshur me jelekë të verdhë, si protestuesit në Francë bllokuan rrugën Shkodër-Lezhë për rreth 60 minuta, ndërsa pika e tjetër ishte në hyrje të qytetit në Xhabije, ku më pas marshuan drejt qytetit duke thyer edhe një xham të Prefekturës.

Në këtë protestë, Arian Peraj ? Kryetar i Sindikatës së Arsimimit Shkodër u bëri thirrje nxënësve dhe mësuesve të bojkotojnë mësimin dhe të ngrihen në protestë. Ndërkaq në Kavajë protestuesit bllokuan autostradën me makina për disa minuta. Protesta në Shkodër edhe Kavajë erdhi pak ditë pasi pasi lideri i opozitës, Lulzim Basha premtoi ulje me 30 lekë të çmimit të karburantit. Pas këtyre protestave lokale kundër qeverisë në Lezhë, Shkodër e Kavajë ka reaguar kryeministri Rama, i cili thotë se janë punonjës të bashkive që drejtohen nga demokratët.

Share This Video


Download

  
Report form