Report TV - 'Unaza e Re'/IMT shemb banesat e liruara vullnetarisht

Report TV 2018-12-07

Views 1

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit po vijon prishjen e një ndërtese që ka shërbyer si gomisteri, ndërkaq gjatë ditës së sotme janë prishur edhe disa objekte të tjera pa leje, duke i hapur rrugë tashmë ndërtimit të rrugës sipas të gjitha standardeve të kërkuara.

Ashtu si edhe në ditët e shkuara, Bashkia e Tiranës dhe IMT kanë gjetur bashkëpunimin e banorëve, të cilët në mënyrë vullnetare kanë bërë heqjen e materialeve nga objektet. Gjithashtu, IMT dhe ndërmarrjet e tjera të Bashkisë së Tiranës kanë bërë edhe zhvendosjen e materialeve inerte të të gjitha objekteve që ka janë prishur gjatë këtyre ditëve. Me prishjet e ditës së sotme numri i ndërtimeve pa leje që janë prishur në Unazë ka arritur në mbi 30".

Share This Video


Download

  
Report form