Edhe gjatë se premte, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës ka vijuar punën për prishjen e ndërtimeve pa leje në lotet 2 dhe 3 të Unazës së Madhe, në zonën e Astirit.
Ky është momenti i shembjes së një ndërtese që ka shërbyer si gomisteri, ndërkaq janë prishur edhe disa objekte të tjera pa leje. Bashkia e Tiranës dhe IMT kanë gjetur bashkëpunimin e një pjese të banorëve të cilët në mënyrë vullnetare kanë bërë heqjen e materialeve nga objektet.
Edhe banorët e një pallati 5-katësh kanë pranuar një prej paketave sociale që ofron Bashkia e Tiranës.
Tashmë numërohen 30 objekte të shembura në këtë zonë. Bashkë me shembjet e banesave po bëhet edhe zhvendosja e inerteve.