Report Tv-Elbasan, banorët e fshatit Balldren mes ajrit të ndotur dhe zhurmave

Report TV 2018-12-03

Views 1

Fshati Balldren i Elbasanit ndodhet në mes të një morie me industri të rënda. Banorët e kësaj zone thonë se jetesa në fshatin e tyre është bërë e pamundur, por për shkak të papunësisë dhe pamundësisë për të pasur një shtëpi tjetër ata detyrohen të punojnë në këto fabrika, e për pasojë as mos të kenë frikë për tu ankuar publikisht për to.

Ajri i ndotur dhe zhurmat të cilat vijnë nga makinerit e këtyre fabrikave janë të papërballuesheme. Disa banorë të cilët punojnë jashtë këtyre fabrikave shpesh janë ngritur në protesta, por gjithë kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër. Për këte çështje ka pasur debate edhe në këshillin bashkiak të Bashkisë Elbasan, por ky shqetësim nuk ka gjetur zgjidhje e ata që po vuajnë çdo ditë janë banorët e zonës.

Share This Video


Download

  
Report form