Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu gjeti kohën të takohet edhe me Kryebashkiakun e Tiranë, Erion Veliaj. Transformimi që ka pësuar kryeqyteti, sipas tij është i jashtëzakonshëm.
?Është bukur që njerëzit ndiejnë krenari për qytetin e tyre dhe kjo mund të inspirojë për të tjera gjëra. Unë e njoh Kryebashkiakun, por më e rëndësishmja, e di që Kryebashkiaku po punon edhe në gjëra të tjera, ndoshta jo kaq të dukshme, por që gjithashtu do të përmirësojnë jetën e njerëzve. Ndaj është e rëndësishme të bëhen të dyja, nuk mund të kesh njërën, pa pasur tjetrën?
Ndërsa Kryebashkiaku Veliaj e cilësoi ish-ambasadorin amerikan Arvizu si një mik shumë të çmuar të vendit tonë.
?Mikprita në Tiranë një mikun tonë shumë të çmuar, ambasadorin Arvizu, që ka kaluar një pjesë të jetës së tij në këtë qytet. Është lidhur me këtë qytet, me vendin tonë. Prova se një vend ka zënë vend në zemrën dhe në jetën e dikujt, është kur ai kthehet sërish aty. Edhe prova që na jep ambasadori sot është se Tirana është pjesë e jetës së tij, Shqipëria është pjesë e jetës së tij?.
Më pas, Veliaj dhe Arvizu mbollën edhe një pemë në shenjë të miqësisë mes dy vendeve në lulishten pranë Bibliotekës Kombëtare.
Tv Klan