Tiranë- Ndryshimi i vendndodhjes së stacioneve të linjës urbane të autobuzave të ?Tiranës së Re? ka shkaktuar një kaos dhe shqetësim për udhëtarët e kësaj linje për shkak të informacionin të gabuar që i'u është dhënë atyre nga ana e operatorit.
Një qytetare ka shprehur shqetësimin në rubrikën ? Kallëzo? në tvklan.al ku tregon se: ? Tirana e re, tani e ka ndërruar stacionin që është përballë Kastratit. Dje kemi prit te stacioni i vjetër, dhe nuk ndaloi autobusi, thjeshtë thanë që tani do të respektohet rregulli dhe do të ndalemi vetëm tek stacioni i ri.?
Por, duke tentuar të jenë korrekt dhe të zbatojnë ndryshimin e vendndodhjes , një ditë më pas qytetarët janë zhvendosur për të pritur autobusin në stacionin e ri, por ndodh çudia.
?Sot neve po prisnim tek stacioni i ri, edhe asnjë autobus nuk ka ndalu tek stacioni i ri. Të gjithë autobusat ndalonin te stacioni i vjetër (edhe pse aty nuk ka më stacion). Ndërsa për neve që prisnim te vendi i duhur, nuk e ndalonte. Në video shihet edhe shenja në rrugë që është stacion për bus? ? sqaroi më tej qytetarja.
Në kuadër të riorganizimit të shërbimit për transportin urban, Bashkia e Tiranës njoftoi pak ditë më parë se ka nisur inspektimin e të gjitha linjave të autobusëve për të kontrolluar cilësinë e shërbimit që u ofrohet qytetarëve./tvklan.al