Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e Zejmenit në Lezhë dhe fshatrave përrreth thonë se po e kalojnë shumicën e kohës në errësirë.
Ndërprerjet e energjisë elektrike janë kthyer në një problem mjaft shqetësues në këtë zonë.
Banorët thonë se kjo u ka vështirësuar jetesën, pasi kanë familjarë të sëmurë dhe nuk mund ta kalojnë natën me dritën e qiririt.
"Vinë 2-3 orë, priten dhe nuk vinë më. Ne pleq, burrë e grua jemi, pa drita, me qiri".
Edhe pse janë pagues të rregullt të faturave të energjisë elektrike, por investimet në rrjet kanë munguar.
"Ne jemi të rregullt në pagesa. Nuk jemi në Siri, shkatërrim rruge, shkatërrim energjie".
OSHEE bën me dije se ndërprerjet e energjisë elektrike vinë si shkak i rrjetit të amortizuar, por me investimin që ka nisur do ti jepet zgjidhje problematikës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zejmeni-dhe-fshatrat-perreth-si-ne-mesjete-qirinj-ne-vend-te-dritave