Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Ekonomisti i njohur Arben Malaj i ftuar në "Tempora" me Sonila Meçon në Ora News, shpjegoi rastin e disa vendeve të Evropës Lindore ku të rinjtë po rikthehen nga perëndimit. Për rastin e Shqipërisë, ai tha se duhet të ndryshojë rrënjësisht ambienti i biznesit.
Pjesë nga biseda:
Malaj: Nga grupi i parë, ky është mesazhi i parë për qeverinë shqiptare, nga grupi i parë, Hungari, Poloni, Çeki, ka filluar fluksi i kthimit. "The Economist" ka bërë një analizë se pse po kthehen. E para është ajo shprehja e njohur "guri i rëndë në vend të vet'. E para, vështirësia për të bërë karrierë. Arsyeja e dytë, kostoja e jetesës është shumë më e madhe se në vendin e origjinës, e treta, kompani të mëdha kanë investuar në vendin e tyre dhe ata punojnë për kompani thuajse me të njëjtën pagë dhe kosto më të ulëta dhe e fundit, krenaria për vendin e tyre.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/malaj-si-mund-te-rikthehen-te-rinjte-ne-vend-shembulli-disa-shtete-te-lindjes