http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Festat e nëntorit, vijojnë të mbajnë të ndarë politikën shqiptare.Ndërsa qeveria u zhvendos në Vlorë, opozita zhvilloi homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.Kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi para mediave, se sot është pranë të gjithë qytetarëve që janë ngritur për të mbrojtur liritë e tyre. Basha tha se do vijojë të përkulet para sakrificës së UÇK dhe qindra e mijëra burrave e gra që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë.?Përkulemi para sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandantit legjendar Adem Jashari, i cili po kështu lindi në këtë ditë të bekuar më 28 Nëntor. Dhe para sakrificës së mijëra shqiptarëve të tjerë që u flijuan për lirinë e Shqipërisë, për lirinë e kombit shqiptar, kudo ku ata jetojnë. Kjo sakrificë, ky çmim i lartë që kombi ynë ka paguar për pavarësinë dhe lirinë është i pandarë nga beteja e përditshme për të ruajtur lirinë dhe demokracinë. Për lirinë dhe demokracinë duhet luftuar çdo ditë. Dhe jam sot në krah të gjithë qytetarëve që janë ngritur për të mbrojtur liritë e tyre dhe të drejtat e tyre. Dhe e konsideroj ditën e sotme edhe një ftesë për një bashkim të madh të gjithë shqiptarëve në një betejë të përditshme e papushim derisa liria e çdo shqiptari të jetë e pacënuar dhe e garantuar në fakt ashtu siç është e garantuar në ligj dhe në Kushtetutë.Në homazhet e PD në Varrezat e Dëshmorëve ishin të pranishëm një sërë personalitetesh ku mes të cilëve binte në sy dhe figura e ish-presidentit Bujar Nishani.