Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
94 milion euro janë vënë në dispozicion nga Bashkimi Europian në kuadër të programit Ipard II për mbështetjen e bujqësisë.
Por fermerët shkodranë thonë se kanë një sërë problematikash që i pengojnë të përfitojnë fonde.
Një nga problemet kryesore mbetet certifikata e pronësisë, për të cilën ende nuk ka zgjidhje, pavarësisht premtimit të Kryeministrit për mbylljen e këtij procesi.
Fermerët: ?Të gjithë fermerët këtu janë mbi 200 vetë. Kemi qenë 300 herën tjetër. E kanë marrë 50 vetë.?
?Janë rreth 8170 hektarë që janë nën pushtetin e pyllit. Edhe të duan të shkojnë të pastrojnë ata ullinj, nuk i lë Policia Pyjore sa të dalin në rrugë sepse i thotë: Keni prerë dru.?
Shqetësimi u ngrit nga fermerët ndërsa u njohën me kriteret për të qenë fitues nga përfaqësues të AZHBR.
Frida Krifca: Janë skualifikuar për mosplotësim të kritereve të verifikimit në terren, mosdorëzim dokumentacioni, mospërmbushje të kriterit minimal në fazën fillestare, mospërmbushje të kriterit të kontrollit administrativ.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pronesia-penalizon-fermeret-e-shkodres-nuk-perfitojne-nga-fondet-e-be-se-bujqesine