Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në nisjen e detyrës së Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, u ka kërkuar efektivëve të policisë të ruajnë integritetin dhe të jenë të përulur ndaj shërbimit për qytetarët. Ai ka paralajmëruar se policia mund të gjendet dhe nën sulm, por nuk duhet të heqin dorë nga virtytet.
Nderi, integriteti dhe përulja, janë tre kërkesat kryesore që Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, iu dha efektivëve të policisë në nisjen e detyrës.
Duke cituar gjeneralin e famshëm Douglas MacArthur, ai paralajmëroi se policia mund të gjendet dhe nën sulmin e kriticienëve, por theksoi se nuk duhet të heqin dorë nga këto virtyte.
Lleshi: Të pabesët do t?ju thonë se këto janë vetëm fjalë, vetëm slogane, vetëm fraza boshe. Të gjithë pedantët, demagogët, cinikët, hipokritët, ngatërrestarët... do të përpiqen t?i zhvlerësojnë ato deri në skajin e talljes.
Lleshaj theksoi se efektivët që kanë sakrifikuar për ruajtjen e rendit meritojnë një nderim të veccantë
Lleshi: Profesioni i policit është i bazuar tek nderi, sensi i detyrës dhe integriteti. Një sens i fortë dhe i qartë për nderin personal dhe nderin profesional për punonjësin e policisë janë pjesë thelbësore e identitetit, pjesë e ADN-së së tij.Vetëm këtë mesazh dua të theksoj sot gjatë kësaj ceremonie.
Për programin tim, do të kemi kohë që të diskutojmë së shpejti.Vetëm nëpërmjet nderit dhe integritetit të lartë, Policia e Shtetit, ne, mund të gjejmë rrugën e sigurt për tek besimi i qytetarëve të këtij vendi, besim i cili është parakusht absolut për plotësimin e misionit të vështirë, që kemi marrë përsipër.
Sandër lleshaj u dekretua Ministër i Brendshëm pas dorëheqjes së Fatmir Xhafaj.
I propozuar nga Kryeministri, emri i tij u refuzua fillimisht prej Presidentit.
Ai u konfirmua pas një propozimi të dytë prej Ramës si dhe pasi Lleshaj dorëzoi detyrën e Gjeneralit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lleshi-u-kujton-policeve-misioni-juaj-i-bazuar-ne-nder-profesionalizem-dhe-integritet