Ora News - Levan-Tepelenë mbetet e bllokuar, lëvizja devijohet në rrugën e vjetër të Ballshit

Ora News Lajme 2018-11-27

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rrëshqitja masive e gurëve mban prej 5 ditësh të bllokuar lëvizjen në aksin Levan-Tepelenë. Lëvizja drejt jugut bëhet përmes rrugës së Ballshit, por gjendja e aksit të vjetër është e degraduar. Ndëkohë po punohet për hapjen e një rruge provizore në shpatin e malit që bllokoi rrugën, deri në zgjidhjen përfundimtare pasi ndërhyrja për heqjen e inerteve paraqet rrezik.

Rruga nacionale Levan-Tepelenë, mbetet e bllokuar prej mëngjesit të 23 nëntorit pranë fshatit Poçem, për shkak të rrëshqitjes masive të gurëve.

Autoritetet përgjegjesë hetizojnë për të vepruar, pasi ndërhyrja për hapjen e rrugës paraqet rrezik.

Në këtë situatë, ARRSH dhe firma e kontraktuar për mirëmbajtjen e aksit, ka nisur hapjen e një kalimi provizor në shpatet anësore të kodrës që ka rrëshqitur në rrugë.

Deri sa ndërhyra të përfundojë, mjetet që udhëtojnë drejt jugut duhet të marrin rrugën e vjetër të Ballshit.

Në Poçem devijohet drejt Klosit e më pas në Fratar, ku mjetet futen sërish në autostradë.

Por rruga e vjetër është totalisht e degraduar dhe lëvizja aty është e vështirë, siç tregojnë edhe këto pamje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/levan-tepelene-mbetet-e-bllokuar-levizja-devijohet-ne-rrugen-e-vjeter-te-ballshit

Share This Video


Download

  
Report form