Levan-Tepelenë, banorët në vështirësi për të kaluar rrugën

Report TV 2015-08-21

Views 1

Për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, banorët e fshatrave ku kalon autostrada Levan-Fier hasin vështirësi të mëdha.

Gjatë natës kalimi i rrugës mund të rezultojë edhe fatal, si pasojë e mungesës ndriçimit në rrugë.

Ky aks rrugor, punimet në të cilin vijojnë prej dy vitesh, ka hyrë në listën e zezë të aksidenteve rrugore në vend, teksa deri më tani janë shënuar të paktën 10 viktima dhe mbi 20 të plagosur.

Aksidenti më i fundit u regjistrua para pak ditësh ku gjetën vdekjen dy persona dhe u plagosën gjashtë të tjerë.
Banoret e fshatrave Frakull, Cakran dhe Levan, çdo ditë detyrohen të kalojnë në këtë rrugë, ndërsa theksojnë së projektuesit duhet të kishin menduar për nënkalimet dhe mbikalimet e rrugës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS