Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët që preken nga projekti i 'Unazës së Madhe' i kanë dërguar një peticion kryeprokurores Arta Marku dhe Presidentit Ilir Meta. Ata shprehin shqetësimin dhe karkojnë ndërprerjen e punimeve.
Po ashtu mësohet se banorët në peticionin e tyre kanë kërkuar lirimin e dy të arrestuar gjatë protestës që ndodhi para Kuvendit.
Banorët edhe sot, në ditën e 23 të protestës kanë kundërshtuar projektin për ndërtimin e Unazës së Madhe, duke bllokuar edhe rrugën.
Kësaj here përveç thirrjeve për të mbrojtur pronat, pjesë e brohorimave ishin edhe dy të arrestuarit me burg pas protestës së parlamentit.
"O Daniel o hero, gjithë unaza ty të do"
Deputeti i PD, Klevis Balliu në mbështetje të këtyre banorëve tha se opozita do të vazhdojë të qëndrojë në krah të tyre dhe se nuk do të dorëzohen kurrë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/unaza-e-madhe-banoret-peticion-kryeprokurores-arta-marku