Të tjera objekte pa leje, të ndërtuara ndër vite përgjate lumit të Lanës në Shkoze, janë shembur nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
Ndërhyrja e fadromave për të mundësuar realizimin e projektit të Unazës së Madhe, u shoqërua nga forca të rendit.
Por nga banorët e këtyre objekteve pa leje pati kundërshtime të pakta, ndryshe nga ditët e tjera.
Rrugët në dy anët e lumit të Lanës do të zgjerohen, siç është vepruar në segmentin nga Materniteti i Ri deri tek Ura e Shkozës.
Projekti që vazhdon përgjatë Lanës deri në ish?Uzinën e Autotraktorëve, është pjesë e anës lindore të Unazës së Madhe.
Unaza ka arritur tashmë deri në Farkë. Dhe me punimet që do të kryhen përgjatë zgjatimit të Lanës, dy segmentet pritet të bashkohen shumë shpejt me njëri ? tjetrin, pasi po punohet në të dyja krahët.
Në këtë mënyrë, pjesa lindore e kryeqytetit dhe jo vetëm, do të ketë akses më të shpejtë në unazën që funksionon aktualisht nga TEG deri tek sheshi Shqiponja, duke u lidhur me rrugën kryesore të zonave juglindore, me autostradën Tiranë-Durrës dhe me rrugën hyrëse të veriut të vendit.
Projekti për rehabilitimin e Lanës dhe zgjerimin e segmentit të unazës së madhe që kalon përgjatë saj nisi që në kohën e qeverisë Berisha dhe kur në krye të Bashkise së Tiranës ishte Lulzim Basha. Por ndërtimet pa leje e mbajtën atë peng për katër vjet me radhë.
Tv Klan