Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Laçi vijon të bëj detyrën në Superligën shqiptare, duke qënë shumë pranë zonës europiane. Kurbinasit mposhtën Kastriotin në takimin e javës së 14-të, duke u ngjitur në vendin e katërt me 25 pikë, aq sa Teuta e një vendi më lart. Pas takimit me krutanët, Memelli u shpreh:
"Ndeshje mjaft e vështirë me një kundërshtarë le të themi të lehtë në letër, por që nuk rezulton kështu. Më vjen mirë që skuadra e Kastriotit po e respekton kampionatin dhe shpresoj që të vazhdojë kështu pasi kampionati është akoma i hapur dhe për skuadrat që janë mposhtë. Nuk na falej sot që të gabonim edhe pse një gabim në mbrojtje na kushtoi te goli i barazimit. Besuam deri në fund dhe ia arritëm të marrim 3 pikë të vlefshme."-tha Memelli.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/memelli-bej-detyren-time-te-laci-te-ardhmen-e-vendos-presidenti