Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aktori i njohur Bujar Asqeriu i ftuar në "360 Gradë" në Ora News tha se greva për Teatrin Kombëtar, do të vazhdojë deri në momentin e fundit.
Pjesë nga deklarata:
Asqeriu: Ne do të vazhdojmë rezistencën tonë deri në fund, deri në limitet se sa mund të mbajë një rezistencë.
Zheji: Flitet për një grevë!
Asqeriu: Çdo gjë mund të ndodhë. Do të sensibilizojmë siç kemi sensibiluar deri më tani, institucionet ndërkombëtare në ruajtje të trashëgimisë kulturore. Instituti italian i Kulturës, i cili është i interesuar direkt për arkitekturën e qendrës së Tiranës, themi se do të jetë në krahun tonë, ose ndryshe meqë kryetari i Bashkisë dhe Kryeministri meqë kanë vendosur të rrafshojnë teatrin, të rrafshojnë edhe ato ministritë meqë janë të fashizmit dhe të shikojmë projektet e tyre se çfarë të ngrenë në vend të tyre.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/asqeriu-do-te-vazhdojme-rezistencen-tone-deri-ne-fund-teatrin-kombetar