Burg për 2 protestuesit e Unazës së Re/ Opozita: Rama po hakmerret, vendimi i padrejtë

Report TV 2018-11-25

Views 0

Në përfundim të seancës për dhënien e masave të sigurisë, deputetët opozitarë, Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Nora Malaj, kanë thënë se vendimi për lënien në burg të Dorjan Protoduarit është i gabuar.

Balliu tha:

?Sot kjo qeveri tregoi që nuk njeh as ligjin dhe as kushtetutën. Ato shtëpia nuk do të shëmben. PD do të mbështesë protestën. Kjo ka lidhje me hakmarrjen e Edi Ramës. Ta harrojë që do ti shkatërrojë ato shtëpia. Edi rama do të mbajë përgjegjësi për çdo përplasje. Të bashkohen policët dhe qytetarët dhe të rrëzojmë Ramën.?

Pas tij, fjalën para gazetarëve e ka marrë deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Nora Malaj, e cila ka thënë se opozita do të jetë në krah të atyre që protestojnë.

Sot nuk është dënuar Doriani por është futur Edi Rama në burg. Sot është dhënë një vendim i padrejtë. Gjithmonë kemi qënë krah atyre që kanë protestuar. Të pushtetshmit s?na ndalin dot.

Nora Malaj, deputete e LSI-së
Ndërkohë që për Salianjin, lënia e masës detyrim paraqitjeje për 10 të ndaluarit është e padrejtë, pasi sipas tij, përdorimi i kapsollave nuk është i ndaluar, pasi ato shiten në çdo vend në Tiranë.

Sot u vu një standart i zi, ai nuk u arrestua në flagrancë. Keni parë ndonjë luftë ju? Nuk janë bomba shashkat, se shiten në çdo cep të Tiranës. E dini ju që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, iu ka dhënë të drejtë se thotë që qytetarët që ndërtojnë banesat kur s?kanë patur dijeni, marrin dëmshpërblimin e plotë. S?intimidohen dot qytetarët. Gjykata la një njeri në burg, se tentoi të qëllonte me këpucë kryeministrin.

Ervin Salianji, deputet i PD

Share This Video


Download

  
Report form