Kandidatet për Këshillin e Bankës së Shqipërisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-11-24

Views 5

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Qeveria ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve për anëtar të këshillit mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë. Ajo që të bie në sy është se mazhoranca ka propozuar ish-ministrin e financave ne qeverisë Berisha, Ridvan Bode. Dy propozimet e tjera janë ish drejtorja e Agjencisë së Zhvillimit Rural Suela Popa bashkëshortja e deputetit të LSI, Vangjel Tavo. Ndërsa emri i tretë është ai znj. Edlira Ruçi. Ndërkohë që tre emrat e tjerë që i takojnë si propozim kuvendit ende nuk janë zyrtarizuar. Burime pranë mazhorancës bëjnë me dije se mes tre kandidatëve do të ketë rikonfirmim të Arben Malaj, ndërkohë që do të kandidojë dekanit i fakultetit juridik Artan Hoxha. Kandidatura më interesante që përflitet nga mazhoranca është ajo e ish- ministrit të ekonomisë aktualisht deputet i PD Florion Mima. Megjithatë z.Mima dhe Partia Demokratike nuk e konfirmojë këtë fakt. Të 6 kandidaturat do të do të zyrtarizohen do të miratohen në kuvend, duke i hapur rrugën kështu funksionit normal të punës në Bankën e Shqipërisë. Në njoftimin e fund të këtij institucioni thuhet se këshilli i mbledhur me 3 anëtarë e mbetur ka zhvilluar një takim informues lidhur me politikën monetare si dhe situatën në tregun bankar, por nuk ka marrë vendim për shkak të mungesë së anëtarëve në këshill. Sipas bankës vendimmarrja do të kryhet kur të plotësohet këshilli mbikqyrës. Ky i fundit përbëhet nga 9 anëtar dhe është organi më i rëndësishëm monetar.

Share This Video


Download

  
Report form