http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në thelb të funksionimit të saj Banka Qendrore ka pavarësinë dhe sigurimin e stabilitetit ekonomik të vendit, por sot që flasim ndodhet larg këtij qëllimi. Në 22 prill të vitit 1992 krijohet Banka e Shqipërisë, një organ i cili nuk ndryshoi vetëm emrin e saj të vjetër që mbante në diktaturë, Banka e Shtetit Shqiptar, por fitoi njëkohësisht edhe të drejtën ligjore për të marrë vendime të pavarura politikisht. Ky ishte qëllimi i saj: të emetojë monedhën, të sigurojë qarkullimin e drejtë të sajë, të ruajë stabilitetin e çmimeve, të mbikëqyrë funksionimin e sistemit bankar dhe të kontrollojë transferimin e parave që bëhen përmes bankave. Emetimi i monedhës është kryesorja, pra banka ka për detyrë të hedhë në treg sasi të caktuara parash duke i garantuar qytetarëve stabilitet të çmimeve, vjedhja e shumës 713 milion lekë sadopak e cenon këtë stabilitet. Në historinë e 22 viteve të funksionimit të Bankës së Shqipërisë ngjarja e vetme ku vidhen para është kjo e rastit ?Bitraj?. Në historinë e 5 guvernatorëve në demokraci, Ardian Fullani është i gjashti dhe i vetmi të cilit kuvendi i ka dhuruar 2 mandate nga 7 vjet. Dhe është po ashtu guvernatori i vetëm i arrestuar nga policia. Një nga ngjarjet e që ka tronditur Bankën Qendrore në këto vite është edhe historia e vjedhjes së rezervës së arit në vitin 2002, ku dhe për këtë çështje guvernatori në atë kohë Shkëlqim Cani pati kontestime të forta brenda në bordin drejtues që kërkonin shkarkimin e tij. megjithatë rasti i guvernatorit ende në fuqi do të mbahet mend në historikun e kësaj banke si një ndër të vetmit deri tani që në disa raste ka penguar edhe auditin brenda saj, denoncim ky që u bë disa ditë më parë edhe nga ish-inspektorja e përgjithshme Teuta Baleta.