http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisioni i ekonomisë diskutoi edhe buxhetin për shëndetësinë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se tre koncesionet për kontrollin bazë shëndetësor, dializën dhe atë të sterilizimit, nuk kalojnë 6% të buxhetit të Shëndetësisë, pra më pak se 3 miliardë lek.Manastirliu shtoi se prej buxhetit të 2019 do të përfitojnë rritje pagash 18.400 mjekë dhe infermierë, si dhe ka shtuar se në sistem ka vakancë të mjekëve specialistë.