Më shumë se 30 gurore prej vitesh shfrytëzojnë egërsisht malin e Krujës.
Ekspertët kanë marrë nën monitorim zbatimin e lejeve mjedisore të këtyre subjekteve prej të cilave është parë që shumica nuk i zbatojnë rregullat. Kjo ka bërë që mali të degradojë dhe pasojat të jenë të mëdha.
Guroret me shfrytëzimin pa kriter të malit sipas specialistëve të mjedisit kanë shkatërruar mushkërinë e qytetit duke ndikuar në cilësinë e jetës.
Situata problematike e krijuar në mjedis ka angazhuar strukturat mjedisore të kryejnë aksione për mbylljen e guroreve të paligjshme në këtë zonë, por me vendimin e Korrikut të qeverisë kjo situatë merr një zgjidhje përfundimtare.
Shpallja e sistemit natyror Krastë-Verjon si peizazh i mbrojtur do të bëjë të mundur që prej 1 Janarit asnjë prej këtyre guroreve të mos operojë më në këtë zonë, por ekspertet thonë se me mbylljen e guroreve, rehabilitimit të zonës do t?i duhen se paku 4 vite për të filluar zhvillimi i bimësisë.
Tv Klan