BOOM: Lot fëmijësh që ulërasin për ndihmë! Drama sociale e familjes Rrapo në Këlcyrë

Ora News Emisione 2018-11-22

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ "BOOM" në Rtv Ora News solli mbrëmjen e sotme dramën sociale të familjes Rrapo në fshatin Kuqar të Këlcyrës.

Familja 5 anëtareshe, prindërit dhe tre fëmijët e mitur të moshës 13, 11 dhe 9 vjeç jetojnë në një banesë që dikur ka qenë magazinë.

Objekti sot është terësisht i amortizuar, ku çfarë bie jashtë, hyn brenda. Ndërkohë që dimri është përpara.

Në këto kushte ata detyrohen të mbulohen me plasmas në banesë. Jo vetëm pa strehë, por edhe me barkun bosh, pasi të ardhurat e tyre ekonomike janë minimale.

Kryefamiljari thotë se punon me ditë kur kap ndonjë punë, por siç tregon ai pjesën më të madhe të kohës është në shtëpi.

Gruaja: Kam 19 vjet që po vuaj, tre fëmijë po më vuajnë pa bukë, pa gjë. Nuk punoj. Këtu në divan flemë të gjithë të mbuluar me plasmas se pikon.Ushqimet i mbaj në këtë sirtar, shikoje është bosh, çorbë u kam bërë, bukë dhe ujë. Kanë 4-5 ditë vetëm çorbë. Kam 5 fëmijë, por dy vajzat janë martuar 14 vjeçe, njëra në Berat dhe tjetra në Katundisht.

Kanë ikur nga halli. Mami më tha, do iki se i shikoj kushtet e tua, të rrimë pa bukë, do iki. Kam qarë me lot, më është bërë zemra plagë për to. Vajzës që kam këtu i ra të fikët një ditë te shkolla se kishte fjetur pa ngrënë. I dhashë bukë thatë, nuk i duroj dot, më mirë të rri vetë pa bukë, se këta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-lot-femijesh-qe-ulerasin-ndihme-drama-sociale-e-familjes-rrapo-ne-kelcyre

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS