Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria renditet në vendet që kanë koston më të lartë në investimet për infrastrukturën. Për një kilometër rrugë, fondet e parashikuara shkojnë në 12.2 milionë euro, çka e bën vendin tonë të krahasueshëm me Austrinë, por shumë më shtrenjtë nga Kroacia dhe Danimarka.
Ndërtimi i rrugëve në vendin tonë ka kosto më të lartë se në shumë vende të Europës.
Në bazë të një analize të bërë nga World Highway mbi investimet për ndërtimin e autostradave, rezulton se Austria shpenzon më shumë dhe ka një kosto prej12.8 mln eurosh.
Ndërkohë që në Shqipëri një km rrugë kushton 12.2 milion euro për kilometër në bazë të përllogaritjeve për projektin më të ri Thumanë-Kashar.
Vendet që kanë koston më të lirë në ndërtimin e autostradave janë Danimarka dhe Kroacia.
Por kostoja e ndërtimit të një autostrade është e lidhur edhe me terrenin dhe ndërtimi në rrugët malore është shumë herë më i shtrenjtë për shkak të vështirësive.
Gjermania është vendi që shpenzon më shumë për ndërtimin e autostradave malore dhe kostoja arrin deri në 25.9 milion euro për km, e ndjekur nga Austria.
Ndërkohë debatet për kostot në ndërtim në Shqipëri janë shtuar, ku opozita akuzon për faturën e dhënë në ndërtimin e një segmenti të Unazës së Madhe nga Pallati me Shigjeta tek sheshi "Shqiponja".
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ne-shqiperi-1-km-rruge-kushton-122-mln-euro