Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë publike tabelën zyrtare me të gjithë kostos së projektit për ndërtimin e segmentit të Unazës së Madhe që përfshin pjesën nga Sheshi Shqiponja deri tek Pallati me Shigjeta.
Sipas ARRSH në total janë 7.02 kilometra rrugë dhe që kanë si kosto totale 8.3 milion euro.
Këtu përfshihen edhe rrugët dytësore,korsitë e biçikletave si dhe dy mbikalime.
"Pretendimi se vepra ka vetëm 2.3 kilometra rrugë është e pavërtetë pasi projekti përfshin: 2.3 kilometra rrugë kategoria A Urbane; 4.68 kilometra rrugët e shërbimit ?Kategoria F?; 5 km trotuare; 5 km korsi biçikletash; nënkalime këmbësorësh; ndriçim rrugëve kategoria Urbane A; ndriçim i rrugëve kategoria F; punimet e drenazhit dhe kullimit. Përveç kësaj, investimi përfshin mbikalim dhe nënkalim tek Sheshi Shqiponja; dy mbikalime të tjera dhe dy nënkalime përkatësisht tek Lana dhe Astiri", thuhet në njoftimin e ARRSH.
Nga tabela e shpenzimeve konstatohet se vetëm veprat e artit infrastrukturore mbikalime/nënkalime në rrugët e Kategorisë A dhe ato të kategorisë F në këtë projekt kanë 75% të totalit të kostos.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/publikohet-kostoja-e-unazes-se-madhe-702-km-rruge-do-kushtoje-83-mln-euro