http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë reagon për grupet më të rrezikshme kriminale që veprojnë në Shqipëri, duke përmendur me emër krerët e tyre, nga Emiljano Shullazi, tek Ervis Martinaj. Por nuk ka harruar as dosjen ndaj Saimir Tahirit.Në një deklaratë zyrtare të publikuar në faqen e saj në facebook, selia diplomatike amerikane nënvizon se hetimi duhet të kryhet i plotë për çështjet në proces.Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit. Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij.Ambasada Amerikane shprehet se sundimi i ligjit duhet zbatohet edhe për hetimin ndaj ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.Presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë.Në mbyllje të deklaratës, ambasada amerikane jep dhe një mesazh, duke ringritur pyetjen që bëri pas dënimit të Emiljano Shullazit: kush e ka radhën!