Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë kërkon nga politika shqiptare të angazhohet për finalizimin e reformës zgjedhore mbi bazë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Nga Burreli, zëri i Brukselit të Tiranë, tha se data tashmë është vendosur dhe ende ka kohë për të finalizuar reformën e shumë diskutuar.
Dyshimet e hedhura prej deklaratave të drejtuesve të Partisë Demokratike se mund të bojkotohen zgjedhjet vendore nëse nuk largohen të inkriminuarit, duket se e vënë sërish selinë blu përballë ndërkombëtarëve.
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, deklarohet i sigurt se votimet do të zhvillohen.
Luigi Soreca: Me siguri që do të ketë zgjedhje vendore, për të cilat Presidenti ka dekretuar datën 30 qershor 2019. Ato janë shumë të rëndësishme, pasi qytetarët zgjedhin direkt ata që do të merren me problemet e tyre të përditshme.
Soreca i ka tërhequr vëmendje si mazhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/soreca-zgjedhjet-data-eshte-vendosur-vendoret-do-te-zhvillohen