#oranews #luigisoreca
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, duke folur nga Shkodra për situatën politike në vend e ka konsideruar një rast të paprecedentë djegien në bllok të mandateve parlamentare nga opozita.
Por edhe më shqetësuese për Sorecën, është fakti se opozita po mban qëndrim pa u kthyer pas dhe kjo sipas tij nuk është gjë e mirë.
Ai ka ftuar palët politike të tregohen të përgjegjshëm dhe të dialogojnë.
Luigi Soreca: Unioni europian është shumë i qartë gjatë 2 javëve të fundit ndaj situatës në Shqipëri.E drejta për të protestuar është për të gjithë dhe ne mbështesim të gjithë ata që protestojnë por kjo gjë duhet të jetë e paqme dhe pa nxitje për dhunë. Nxitja për dhunë është e pafalshme dhe ne presim që protestat në vijim të jenë pa nxitje dhune.
Situata është e paprecedent, kemi folur me të dyja palët. Jemi takuar me qeverinë si dhe opozitën. Opozita po mban qëndrim pa u kthyer pas dhe kjo është për të ardhur keq. Ja kemi thënë disa herë këtë gjë por pa sukses.Kjo ndikon në integrimin e Shqipërisë. Ne kemi kërkuar dialog dhe jemi të paanshëm. Ne i kemi kërkuar qeverisë që të dialogojmë.
I bëjme thirrje të gjithë politikanëve të Shqipërsisë që të mbajnë anën e qytetarëve. BE mbështet interesat e qytetarëve të Shqipërisë. Situata në vend minon këtë dëshirë të 93 % të qytetarëve shqiptarë për integrim dhe është anëtarësimin në BE qëllimi i jonë ndaj Shqipërisë.
Në rast moszgjidhje të këtij ngërçi, integrimi i Shqipërisë është në rrezik. Ftoj institucionet të luajnë rolin e tyre në demokraci, të kujdesen për interesat e banorëve. I bëjmë thirrje të gjitha palëve të marrin pjesë në zgjedhjet vendore si e vetmja mënyre demokratike.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/soreca-kerkon-dialog-apelon-partite-te-marrin-pjese-ne-zgjedhjet-vendore
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID