Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nisja e administrimit të zgjedhjeve vendore e ka gjetur KQZ me dy anëtarë më pak, për shkak se PD ka refuzuar të paraqesë emrat që i përkasin. Kryetari i këtij institicioni i zgjedhur me marrëveshjen Rama ? Basha kërkon nga partitë të marrin përsipër përgjegjësitë pavarësisht se nuk është arritur dakordësia për reformën elektorale.
Kryetari i KQZ, Klement Zguri i cili u vu në krye të këtij institucioni pas marrëveshjes së 17 majit mes Ramës e Bashës në një dalje për mediat i kërkoi opozitës që të marrë përgjegjësite e saj për administrimin e zgjedhjeve vendore.
Sipas tij mosarritja e një konsensusi për reformën zgjedhore, nuk është arsye që PD të mos paraqesë emrat e dy anëtarëve.
Ashtu siç ndodh çdo vit, kreu i KQZ i bëri thirrjeve partive politike që të bëjnë transperencën financiare që në nisje të procesit.
Një ditë më parë, demokrati Oerd Bylykbashi në studion e lajmeve të Ora Neës akuzoi PS se ka marrë nën kontroll KQZ dhe nuk ka vullnet politik për të zgjetur zgjidhje.
Deklaratë e Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka caktuar datën 30 qershor 2019 si datë për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, duke startuar zyrtarisht fillimin e përgatitjeve për këto zgjedhje.
Zgjedhjet e vitit 2019 do të jenë sfidë e rëndësishme për të gjithë, për institucionet, partitë politike dhe për shoqërinë shqiptare. Ato do të jenë jo vetëm mundësi e mirëpritur për të shprehur vullnetin politik, por do të shënojnë edhe një provë të rendësishme maturie për sistemin tonë demokratik.
Ndaj KQZ-ja është e angazhuar maksimalisht për të përmbushur rolin dhe detyrat që i burojnë nga ligji.
KQZ ka nisur punën intensive për përgatitjen e të gjithë akteve ligjore dhe nënligjore, si dhe të infrastrukturës zgjedhore, në funksion të mirëorganizimit të procesit zgjedhor.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zgjedhjet-2019-zguri-partite-politike-te-respektojne-dispozitat-e-kodit-zgjedhor