TIRANË- Samet Halluni, anëtar i grupit të strukturuar kriminal të Bajrajve, është ekstraduar nga Holanda drejt Shqipërisë.
Për 21-vjeçarin, Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën "arrest në burg" për gjobëvënie të një sërë bizneseve në Shkodër duke përfituar prej tyre para dhe prona.
Halluni është arrestuar në muajin shtator në Amsterdam për llogari të drejtësisë shqiptare dhe me ekstradimin e tij, i hapet rrugë edhe ekstradimit të Behar Bajrit po ashtu nga Amsterdami drejt Shqipërisë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë
Ekstradohet nga Hollanda drejt Shqipërisë 21-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar (anëtar i grupit të strukturuar kriminal ?Bajri?).
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol The Hage/Hollandë ekstradoi nga Amsterdami drejt Shqipërisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
- Samet Halluni, 21 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.