Report TV - Fluks pushuesish nga Kosova drejt Shqipërisë, 30 mijë të shtunën

Report TV 2016-09-20

Views 1

Rreth 30 mijë shtetas Kosovarë i janë drejtuar këtë të shtunë pikës kufitare të Morinit për të kaluar fundjavën apo pushimet në Shqipëri. Numri i qytetarëve kosovarë që kalojnë pushimet në Shqipëri është dy herë më i lartë se një vit më parë. vetëm në muajin korrik janë regjistruar 600 mijë hyrje nga Kosova.

Fundjava ka sjellë dyndje të shtetasve kosovarë që i drejtohen Shqipërisë për të kaluar pushimet. Vetëm në orët e para të së shtunës raportohet se afro 30 mijë pushues i janë drejtuar pikës kufitare të Morinit. Edhe pse pati një dyndje të qytetarëve, në këtë pikë doganore nuk pati pengesa apo radhë pritjeje.

Në muajin korrik raportohet se kanë hyrë në Shqipëri rreth 600 mijë shtetas nga Kosova, që sipas të dhënave i drejtohen vendit tonë për të kaluar pushimet. Kjo shifër është dy herë më e lartë se viti i shkuar ku u regjistuan 300 mijë hyrje në total.

Ndërkaq destinacioni kryesor i pushuesve nga Kosova mbetet bregdeti i Durrësit. Por në dy vitet e fundit të shumtë janë ata pushues që kanë zgjedhur jugun e vendit për të të kaluar pushimet apo një fundjavë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS