Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se ngjarja e Bularatit ku mbeti i vrarë ekstremisti grek Konstantinos Kaçifa është vepër e shërbimeve greke. Berisha ka thënë se kryeministri Edi Rama bëri një reagim të gabuar duke ndezur deklaratat nacionaliste. Berisha ka theksuar se festa e ?Jo?-së nuk duhet të festohet më në Shqipëri.
Reagim më të shëmtuar nuk bëhej. Ndodhi ngjarja, kryeministri me një akt histerik, u ngrit dhe bëri deklarata me të cilat linte të kuptonte se ishte urdhër-dhënësi i vrasjes së tij. Deklarata e tij ndezi të gjitha deklaratat anti-shqiptare. E kam deklaruar, ishte ekstremist fanatik, në festën e Jo-së. E kam thënë dhe e them. Kaçifas u nis të arratisej, qëlloi mbi policinë, jam i sigurtë që policia e ka ftuar të dorëzohej. Mund t?i kishin dërguar kryeplakun, nuk kishte asnjë problem, do përballej me forcën e zjarrit. Ndodhi që sipas një skenari të mirëpërgatitur nga fqinjët, u përdor si mish për top. Ky nuk ishte një i vetmuar, ai ishte me lidhje, ishte ushtarak. Anëtar i rretheve më raciste dhe anti-shqiptare. Në ceremoninë e tij, nuk erdhën egërsira të Agimit të Artë, por edhe deputetë dhe ofiqarë, përse?! Për të demonstruar Vorio-Epirin, se vendi është pa qeveri, Rama s?është kryeministër. Peshkëpia ishte masakër e grekëve, qeveria ishte në mbështetje të marrëdhënieve shqiptaro-greke. Presim të vendosen vizat, qeveria duhet të synojë, dhe me 50 non-grata ka bërë një vrimë në ujë. Se festa ?OQI? këtu nuk duhet të festohet më kurrë. Sali Berisha nuk ka lejuar asnjë varrezë. Varreza e Bularatit është ndërtuar shumë vite para, kurse varreza e Këlcyrës është gjetur e ndërtuar siç është. Ka qenë në plan varreza e Korçës, nuk e kam lejuar. Janë marrëveshje të sosura nga Ylli Xhufi. Janë totalisht shoviniste. OQI nuk duhet të festohet më kurrë. Shqipëria duhet të ndalojë festimin e 28 tetorit.
Sali Berisha, ish-kryeministër