Pas ndezjes së dritave te Fshati i Festave në sheshin ?Skënderbej, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndezi sot edhe dritat te pemës te Pazari i Ri, që është një nga hapësirat më të bukura sot në kryeqytet.
Por, ajo që ra në sy është se kryebashkiaku Veliaj i ndezi dritat e pemës së bashku me Ylli Hidrin, një prej protestuesve dhe kritikëve më të mëdhenj të projektit të Pazarit të Ri. Madje, ai ishte edhe një prej atyre pronarëve që kërcënoi edhe me jetë kryebashkiakun Veliaj, ndërsa sot është një nga përfituesit direkt nga zhvillimi i gjithë kësaj zone falë projektit të Bashkisë së Tiranës, nisur edhe nga klientët e shumtë që vizitojnë restorantin e tij të peshkut.
Për këtë arsye, Veliaj kujtoi një skenë aspak të këndshme konfliktuale me Yllin, në kohën kur Bashkia e Tiranës nisi punën për rikualifikimin e Pazarit të Ri, i cili 2 vjet më parë ishte një nga hapësirat më të degraduara të qytetit.