Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjashtë anëtarë të Komisionit të Venecias kanë nisur diskutimet me përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës për vettingun në politikë. Për PD takimi ka sjellë shpresë në miratimin e ligjit. Ndërsa socialistët shprehen se selia blu luan me dy standarde, në një moment e refuzon komisionin e Venecias dhe në tjetrin deklaron mbështetjen
Një delegacion me 6 anëtarë, i Komisionit të Venecias po zhvillonë takime intensive në Tiranë, për tu njohur gjerësisht me propozimin e opozitës për vetting në politikë. Ekspertët ndërkombëtarë janë takuar më deputeten e PS Vasilika Hysi, e më pas në takime të ndara me përfaqësues të grupit parlamentar të socialistëve, demokratëve dhe LSI-së.
Edmond Spaho: Ne parashtruam qëndrimin e PD-së i cili në thelb është se nuk duhet të ketë dy standarde, por standardi që zbatohet për prokurorët dhe gjyqtarët duhet të aplikohet për politikanët, kur flasim për lidhje me botën e krimit të organizuar. Shpjeguam me fakte se asnjë reformë në Shqipëri nuk do të ketë sukses nëse nuk do të shkëputen lidhjet e politikës me krimin e organizuar.
Petrit Vasili: Opozita ka propozuar standart te njejte, si Vetting-u i gjyqtareve dhe prokuroreve. Fjalet e shumta per Vettingun jane pa kuptim. Qendrimi eshte i qarte, opozita pro, Rilindja kunder. Projekti duhet te votohet ne Parlament.
Ndërsa kryetari i Komisionit të Ligjeve, socialisti Ulsi Manja teksa tha se ?Venecia? është taban i demokracisë, akuzoi Partinë Demokratike, për inkoherencë në qëndrime kundrejt këtij institucioni.
Ulsi Manja: Në këndvështrimin tonë takimi me delegacionin ishte shumë i frytshëm. Ishte një takim informues dhe sqarues me pyetje dhe përgjigje nga të dyja palët. Ne besojmë shumë në kompetencën de autoritetin e Komisionit të Venecias lidhur me opinionet e tyre lidhur me ndryshimet kushtetuese. Shpjegimet dhe mendimet tona do t'ua dorëzojmë edhe me shkrim edhe pse në materialin që kemi dërguar në Venecia nga Kuvendi ne i kemi dërguar disa pyetje. Por gjithësesi ne mirëpresim opinionin e Venecias si tabanin e demokracisë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vettingu-ne-politike-neser-zbarkon-ne-tirane-komisioni-i-venecias