Report TV - Spaho: Kuksianët nuk paguajnë asnjë lek për Rrugën e Kombit, PD i mbështet

Report TV 2018-05-14

Views 0

Në një deklartë për mediet, nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, ka akuzuar ministrin Gjiknuri dhe e ka cilësuar si një mashtrim të rradhës deklaratën e tij, i cili tha se qeveria ka nisur konsultimet me banorët e Kukësit për të arritur një marrëveshje për taksën e rrugës.

Me anë të kësaj deklarate për mediet, deputeti Spaho deklaroi se qeveria nuk po punon për interesat e qytetarëve shqiptarë. por për partinë dhe oligarkët e tij. Partia Demokratike do të mbështesë plotësisht kuksianët, nuk do të lejojë të paguajnë tarifa, të cilat janë tepër të larta për xhepin e tyre Më tej Spaho theksoi:

Damian Gjiknuri, një nga ministrat më të korruptuar të Edi Ramës, gënjeu sot kur tha se, qeveria po konsultohet me banorët e Kukësit për një tarifë të reduktuar për ta. Askush nga qeveria nuk ka takuar asnjë kuksian për faktin e thjeshtë se, qeveria e Edi Ramës nuk punon për interesin e kuksianëve dhe shqiptarëve të zakonshëm, por për interesin dhe xhepat e vet dhe oligarkëve duke grabitur Shqipërinë për t?u pasuruar vetë. Asnjë nga qeveria e Ramës nuk i takon kuksianët e zakonshëm, sepse ata janë kundër pagesës së dyfishtë për të shkuar në shtëpinë e tyre. Ata paguajnë një herë taksën ?Rama? tek karburanti me çmim të rritur, 240 lekë për litër dhe nuk kanë pse te paguajne edhe taksën korruptive të Rrugës së Kombit. Partia Demokratike mbështet kërkesën e banorëve të Kukësit për të mos paguar asnjë qindarkë shtesë për qarkullimin e tyre në ?Rrugën e Kombit?. Çdo vendim tjetër tregon se Rama nuk e ka mësuar mësimin e 31 Marsit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS