Report Tv-Komisioni i Venecias në Tiranë, PD: Veting politikanëve/ PS: Presim opinionin e ekspertëve

Report TV 2018-11-19

Views 5

TIRANE-Një delegacion me gjashtë anëtarë i Komisionit të Venecias ka mbërritur sot në kryeqytetin shqiptar për t?u njohur me propozimet e opozitës për Vetingun në Politikë. Delegacioni përbëhet nga; Veronika Bilkova, Artemiza-Tatiana Chisca, James Hamilton, Jorgen Steen Sorensen dhe Hanna Suchocka. Në axhendë janë planifikuar takime me përfaqësuesit e shumicës dhe opozitës. Takimet në Shqipëri nisën sot me Vasilika Hysin, më pas me kryetarët e grupeve parlamentare. Më pas delegacioni do të vijojë takimet me Presidentin, ministren e Drejtësisë dhe ambasadorin e BE. Ndërsa nesër do të ketë takime me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, kryetarin e ILDKPKI, Ganaj dhe kreun e EURALIUS, Agnes Bernhard.

Axhenda e takimeve të komisionit të Venecias në Tiranë
Sot
Në orën 10:30 delegacioni takim me Vasilika Hysin, Çuçin, Bushkën, Manjën dhe Hysenin
Në orën 10:35 është planifikuar takim me Taulant Ballën (Kreu i grupit të PS ndodhet në Berlin)
Në orën 11:35 delegacioni takim me Edmond Spahon, të pranishëm Bylykbashi, Alibeaj dhe Bardhi
Në orën 12:35 delegacioni takim me Petrit Vasilin, kreu Grupit Parlamentar të LSI
Në orën 14:45 takim me Presidentin Ilir Meta
Në orën 16:25 takim me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj
Në orën 17:30 takim me kreun e Delegacionit të BE, Luigi Soreca

Nesër
Në orën 09:15 delegacioni takim me kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja
Në orën 10:15 delegacioni takim me kreun e ILDKPKI, Shkëlqim Ganaj
Në orën 11:15 delegacioni takim me kreun e EURALIUS, Agnes Bernhard

Anëtarët e grupit do të njihen më konkretisht me propozimin e opozitës, që synon kalimin në sitë të të gjithë të politikanëve.

Share This Video


Download

  
Report form