Kushtetuesja mban të pezulluar “Vettingun”, pret opinionin e Venecias - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-22

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ligji me i rendesishem i reformës ne drejtësi, ai i vettingut do te vazhdoje te mos zbatohet derisa Gjykata Kushtetuese te japë vendimin përfundimtar nese ai është apo jo ne përputhje me Kushtetutën. Ky ka qene vendimi i Gjykatës Kushtetuese pas kërkesës se parlamentit per te hequr masën e pezullimit mbi vettingun. Ne seancën ku per here te pare morën pjese edhe dy ambasadoret, ai amerikan Donald Lu dhe Romana Vlahutin, deputeti Pandeli Majko ne emër te kuvendit kërkoi nga Gjykata heqjen e pezullimit. Por Partia Demokratike dhe unioni i gjyqtareve kërkuan qe pezullimi te qëndroje ne fuqi. Pas dëgjimit te pretendimeve te palëve, Gjykata vendosi te lere ne fuqi vendimin e marre jave me pare per te pezulluar ligjin e vettingut deri ne vendimin përfundimtar per kushtetutshmërinë e këtij ligji. Pas këtij momenti, Gjykata Kushtetuese dëgjoi pretendimet e palëve. Kjo seance u zhvillua per t?u njohur me qëndrimet e secilit prej aktoreve ne ketë proces, pasi per vendimin përfundimtar, Gjykata do te prese mendimin e Komisionit te Venecias, i cili do te mblidhet per kete çështje ne datat 9 dhe 10 dhjetor.

Share This Video


Download

  
Report form