Reshjet e para të dëborës, Qendro për Report Tv: Kompanitë në terren, po pastrohet zona e Dardhës

Report TV 2018-11-19

Views 1

Në një prononcim për Report Tv, kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro ka folur mbi situatën e rrugëve në vend pas reshjeve të para të dëborës. Qendro është shprehur se probleme gjatë këtyre ditëve ka pasur vetëm zona e Dardhës, ndërkohë që për lirimin e rrugëve në terren kanë dalë të gjitha kompanitë e pastrimit.

Sot kemi shumë pak probleme në rrugën e Dardhës, në të cilën po punohet të bëhet e kalueshme me dy korsi. Në zonën e Korçës, ku kemi pasur probleme gjatë ditës së djeshme, nuk ka më asnjë shenjë dëborë sepse janë pastruar rrugët. Në veri zona më problematike ka qënë Pukë-Fushë Arrëz dhe në qafa e Malit.

Afrim Qendro, kreu i ARRSH-së
I pyetur se cilat janë masat që do të merren në ditët në vijim, Qendro u përgjigj se kompanitë e pastrimit janë të gjitha në terren.

Ne dje nuk kemi pasur të bllokuar asnjë aks kombëtar edhe pse kishte shumë reshje të dendura. Rekomandoj gomat e dëborës dhe zinxhirët. Këtë vit do të kemi asnjë segment rrugor të bllokuar.

Afrim Qendro, kreu i ARRSH-së
Ditën e sotme, dëbora në zonën e Dardhës në Korçë ka arritur trashësinë prej 1 metër, ndërsa në Kapshticë dhe Voskopojë 10 centimetër. Prej dëborës, Dardha është e kalueshme vetëm me anë të zinxhirëve, ndërsa zonat e tjera janë të kalueshme.

Share This Video


Download

  
Report form