Edhe pse është ndër këngëtaret më të famshme shqiptare, Arilena Ara ka qenë gjithnjë e rezervuar përsa i përket jetës private. Dhe pyetjeve lidhur me të nuk i ka shpëtuar as sot në emisionin ?Xing me Ermalin?.
Ishte moderatori Ermal Mamaqi, ai pyeti këngëtaren nëse ka të dashur, por ajo pasi heshti për disa sekonda tha se këtë nuk do ta marrim vesh kurrë.
Ermal Mamaqi: Tani miq do ti bëj pyetjen që ju të gjithë mezi po e prisni... Arilena a ke të dashur?
Arilena Ara: Këtë s?do ta marrësh vesh kurrë... Po çështë kjo pyetje o Ermal...
Ermal Mamaqi: Domethënë nuk do ta marrim vesh kurrë, nga single do martohet direkt. Kam dëgjuar që ke një menaxher që nuk të lë të marrësh frymë nëse ai nuk e merr vesh ai i pari që ti po merr frymë. Kaq i egër është ky Popi? Popi është menaxheri legjendar i Arilenës që e mori që bebe.
Arilena Ara: Këtë sukses unë ia dedikoj vetëm atij njeriu. Sepse ai përveçse menaxher është një mik, një prind dhe është familje apsolutisht.
Ermal Mamaqi: Aman mos prekemi tani.../tvklan.al