Xing me Ermalin/ A ke te dashur? Pergjigjet Enca

RTV KLAN 2019-06-15

Views 22

Ajo është një këngëtare e njohur dhe përveç muzikës që bën, Enca Haxhia është shpesh në qendër të mediave për jetën e saj private.

Por pavarësisht famës ajo ka ruajtur gjithnjë jetën e saj private dhe nuk ka pranuar të flasë publikisht. Por mbrëmjen e sotme, e ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në TV Klan këngëtarja ngriti dyshime. ?Si ka mundësi që vajte 24 vjeç dhe akoma nuk ke të dashur?? Ishte pyetja që drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi i drejtoi këngëtares ndërkohë që ajo reagoi menjëherë duke iu përgjigjur me një tjetër pyetje: ?Kush të ka thënë ty që jam single?.

Ermal Mamaqi: Si ka mundësi që vajte 24 vjeç dhe akoma nuk ke të dashur? Ndërkohë që shikoj që çmenden për ty të gjithë reperat dhe rokerat.

Enca Haxhia: Në radhë të parë unë jam vetëm 23 vjeç dhe kush të ka thënë ty që jam single dhe që më interesojnë reperat.

Ermal Mamaqi: Ti je person publik dhe njerëzit duan të dinë për ty. Kush është ai? Ke apo nuk ketë dashur?

Enca Haxhia: Po ti që në fillim do t?i bësh pyetjet e bukura, e ç?kuptim ka nëse i themi gjërat që në fillim./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form