Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për këtë vit shkollor, për katër muajt e dirit në qytetin e Kukësit janë marrë të gjitha masat për ngrohje në shkolla dhe kopshte. Drejtuesit e shkollave të qytetit thonë se ngrohja me dru ka nisur që prej 15 nëntorit.
Ndërkohë që dimri sapo ka nisur në qytetin e Kukësit janë marrë të gjitha masat për ngrohjen në shkolla, kopshte e çerdhe.
Lënda drusore për një periudhë katër mujore është shpërndarë dhe kjo konfirmohet edhe nga drejtuesit e shkollave të qytetit.
Ngrohja e institucioneve arsimore në Bashkinë e Kukësit parashikohet për katër muaj, për shkak të terrenit malor dhe të ftohtë ku shtrihet njësia vendore.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ngrohja-ne-shkolla-shperndahet-lenda-drusore-ne-kukes-dhe-rrethina