Ora News -Tregtarët në Lushnje, Gjirokastër, Vlorë dhe Kukës nuk ulën qepenët

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pak minuta para orës 11:00, tregtarët e vegjël në pjesën më të madhe të vendit ulën qepenët si shenjë protestë kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së. Por thirrjes së shoqatës që i përfaqëson dhe asaj të opozitës që i mbështet, nuk iu bashkuan të gjithë.

Frikë për hakmarrje nga Tatimet, kundërshtimi i politizimit të kauzës, mungesë infirmacioni apo dorëzim para faktit të kryer.

Me këto argumente nën zë tregtarët e vegjël në Lushnje, Gjirokastër, Kukës dhe Vlorë nuk e ulën qepenin në orën 11:00 për t'iu bashkuar protestës kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së.

Tregtari: Shteti të vërë dorën në zemër për popullin, të ushqehen.

Në Lushnje, asnjë biznes mesëm apo i madh nuk iu bashkua protestës, edhe pse para kameras hezituan që të japin arsyet.
Hapur i mbajtën dyqanet edhe tregtarëet e Kukësit, por përfshirjen në skemën e TVSH-së e kundërshtojnë fort.
Tregtari: Të mbyllen o bac, ne jemi roje këtu.

Tregtari: Taksë, taksë. Mezi jemi duke ngrënë bukë, nuk kemi një thes miell me ngrënë bukë.

Në Vlorë, Elbasan, Gjirokastër, tregtarët që iu bashkuan protestës ishin të paktë dhe folën për mungesë informacioni.
Tregtarja: Nuk e mbyllëm se nuk e mbyllën të gjithë.

Pak tregtarë iu bashkuan protestës në Korçë, edhe pse kryetari i Shoqatës së Biznesit atje Koli Firaj, thotë se 50 % e tyre rrezikon falimentin nga skema e TVSH-së.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-e-biznesit-te-vogel-ne-qytete

Share This Video


Download

  
Report form