Dëbora zbardh edhe verilindjen, në Korçë nisin problemet me qarkullimin

Report TV 2018-11-17

Views 0

Prej ditës së djeshme vijojnë reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Sipas gazetares së Report Tv në Korçë, Iris Rezhda reshjet kanë sjellë probleme në aksin Boboshticë-Dardhë që është pjesërisht i kalueshëm, ndërsa duhen zinxhirë për të qarkulluar, pasi dëbora ka arritur 25 cm.

Në Voskopojë aksi është i kalueshëm, pasi 10 cm është lartësia e borës. Reshje ka pasur edhe brenda në qytet, por nuk raportohen probleme.

Përveç Korçës, mbrëmja e së premtes ka sjellë reshjet e para të dëborës edhe në zonën e verilindjes. Ndonëse jo në sasi të madhe, dëbora ka zbritur deri afër qyteteve Bulqizë dhe Peshkopi. Ndërkohë dëbora ka mbuluar edhe malet e Librazhdit.

Share This Video


Download

  
Report form